Suarez duket se po luan sezonin e fundit me fanellën e Barcelonës, nuk përjashtohet mundësia që të kthehet në Liverpool gjatë verës.
“Don Balon” ka lëshuar bombën e ditës. Luis Suarez mund të kthehet në Liverpool gjatë verës, ky është krye lajmi në mediat spanjolle.
“Don Balon” shkruan se Barcelona mund të jetë afër transferimit të Philippe Coutinhos, por Liverpooli do të mbledhë fonte të mjaftueshme për ta kthyer në “Anfield” Luis Suarezin, transmeton Gazeta Express.
“Të Kuqtë” do të fitojnë 160 milionë euro nga shitja e Coutinhos në Barcelonë dhe do të tentojnë të marrin në verë ish sulmuesin.
Edhe pse Suarez është i lumtur në Barcelonë, ardhja e Coutinhos së bashku me rikthimin nga lëndimi të Ousmane Dembele dhe transferimi i mundshëm gjatë verës të Antoine Griezmann, mund ta lënë uruguaianin jashtë formacionit startues. /Gazeta Express/
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik