Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i ka quajtur të paarsyeshme dorëheqjet e Visar Ymerit e Dardan Sejdiut nga pozitat e tyre respektive në parti.
“Për të gjitha mospajtimet dhe dallimet në diskutime, nuk janë të arsyeshme dorëheqjet nga Vetëvendosja, askush s’e ndihmon Vetëvendosjen duke u dorëhequr”.
“Suksesi i Vetëvendosje ka ardhur se kemi qenë bashkë dhe në momentin kur gjërat trajtohen me dorëheqje, kjo nuk i bën mirë as Kosovës as Vetëvendosjes”.
Kurse nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, ka pohuar se duhet të bëhet e qartë se Ymeri e as Sejdiu, nuk kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, por vetëm nga pozitat e tyre si kryetar dhe nënkryetar të Lëvizjes.
“Janë larguar nga postet e tyre jo nga Vetëvendosje. Ne nuk i kemi pranuar ato dorëheqje, pasi mendojmë se duhet të bisedojmë dhe rruga më e mirë është ajo që t’u kthehemi problemeve të cilat vetëm së bashku mund t’i zgjedhim”.
Ajo ka shtuar se nuk do të ketë ndarje në Vetëvendosje.
“Ne jemi për unitet. Do gjejmë forcë për ta kaluar këtë krizë momentale”.
Kurti: Qendra Multifunksionale në Podujevë ka vlerën prej af...
Kosovës iu referua si “Metohia”, VLEN: Korrigjohen gabimet n...
Begaj uron kreun e ri të SPAK-ut: Përgjegjësi e lartë dhe mi...
Rama përgëzon Brahon pas zgjedhjes së tij si drejtues i SPAK...
Faton Peci lë postin e ministrit, falënderon Kurtin dhe ferm...
KPK-ja anulon procesin e rekrutimit të prokurorëve