Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës është miratuar plani strategjik për punësimin e të rinjve në Kosovë, shkruan arbresh.info
Ky plan është nisur nga Ministria e Mirëqenies Sociale, ku ministri Skënder Reçica tha se objektiv i këtij plani është punësimi i të rinjve.
“Hartimi i planit për punësimin e të rinjve është udhëheqë nga Ministria e Mirëqenies Sociale. Objektiv i këtij plani është punësimi i të rinjve. Rritja e qasjes në tregun e punës e të rinjve. Rritja e punësimit përmes ndërmarrësisë. Ngritja e cilësisë për mësim praktik në shkollë, janë disa nga pikat e planit” tha ministri në mbledhjen e qeverisë.
“Për të zbatuar planin e veprimit për rritjen e punësimit të të rinjve është paraparë një kosto prej 17 milionë e 440 mijë euro për tri vitet e zbatimit”, ka shpjeguar Reçica.
Nga buxheti i Kosovës janë paraparë 2 milionë e 294 mijë euro. “Nga vlerësimi i ndikimit financiar nga MF është konfirmuar se nuk ka kosto shtesë për buxhetin e Kosovës. Ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga donatorët”, tha kreu i MPMS-së./Arbresh.info/
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën t...
Presidenti Begaj pret me ceremoni Princin dhe Mjeshtrin e Ma...
Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Po dëshirojnë ta...
Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre perso...
Kurti pas koncensioneve: Dhamë një dritare 12-mujore, strukt...
Përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë