Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë, në asistencë edhe të: Njësisë Speciale Operative, të Njësisë me Qenë – K9 dhe Krim Teknikës, pas një hetimi paraprak dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, me datë 03.01.2018 rreth orës 13:50 ka realizuar një kontroll në dy lokacione ku dyshoje se ka lëndë narkotike.
Kontrolli policor realizohet në fshatin Marec, komuna e Prishtinës dhe në Matiqan-Prishtinë.
Në këto lokacione është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale sasia prej: 47 kg e 115 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tri armë-revole, 27 copë municion 9 mm, 29 copë municion 7.9 mm, 8 telefona, 2 725 euro, 100 dinar të Serbisë dhe tri vetura.
Gjatë operacionit policor janë arrestuar gjashtë të dyshuar:
· J.M viti i lindjes 1945, mashkull, kosovar, shqiptar;
· B.B viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar, shqiptar;
· A.L viti i lindjes 1995, mashkull, kosovar, shqiptar;
· I.B viti i lindjes 1980, mashkull, kosovar, shqiptar;
· B.F viti i lindjes 1978, mashkull, kosovar, shqiptar dhe
· F.S viti i lindjes 1985, mashkull, kosovar, shqiptar.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në Qendrën e Mbajtjes.

Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...
Formacionet zyrtare: Malisheva për fitoren e tretë radhazi, ...
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...