Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore nga një rrahje që ka ndodhur mes tyre, të hënën në fshatin Kliçinë të Pejës rreth orës 20:45.
Dy prej tyre kanë përfunduar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Policia bën të ditur se të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, si dhe në vendin e ngjarjes janë konfiskuar gëzhoja dhe predha.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vetit nëntë (9) të dyshuar meshkuj K/Shqiptar dhe si pasoj të gjithë kanë pësuar lëndime trupore, Dy prej tyre janë duke qëndruar në spitalin e Pejës për tretmanë të nevojshëm mjekësor ndërsa te dyshuarit tjerë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një AK/47 , 18 copë gëzhoja dhe dy predha. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.
Ky rast është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje nga policia. /Arbresh.info/
Shorti i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës sjell dy derbi
50 vjet ASHAK, Begaj: Lavdi brezave që e ndërtuan – nder bre...
Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL UÇK i gëzohet lajmit
Inspektorati i Punës jep detaje për vdekjen e punëtorit në P...
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...