Nesër nga ora 13:00 do të mbahet seanca kundër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Me anë të një postimi në Facebook, Albulena ka treguar se nesër shpallet aktgjykimi ndaj katër deputetëve të VV-së, e përpos të tjerash, Haxhiu ka zbuluar se deputetët e akuzuar të Lëvizjes Vetëvendosje nesër nuk do të jenë pjesë e seancës për të dëgjuar një aktgjykim politik, shkruan arbresh.info.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të Haxhiut./Arbresh.info
“Nesër në orën 13:00, shpallet aktgjykimi kundrejt ne deputetëve që me veprimet tona politike mbrojtëm territorin dhe Republikën. Mbi të gjitha ne vetëm sa e kemi mbrojtur zërin e popullit në Kuvend, zërin e atij populli që na dha mbështetjen.
Për dy vite radhazi sistemi i drejtësisë u vu në shërbim të klaneve, herë të Prontos e herë të Mustafës. Ndiqeshin jo kriminelët e të korruptuarit, por deputetët e aktivistët që me veprimet e tyre shpëtuan Kosovën nga projektet e dëmshme.
Asnjë prej pretendimeve që i ka ngritur prokurori, nuk janë të mbështetura me prova e fakte! Gazi lotësjellës nuk është armë. Në fakt ishte mjeti i vetëm e i domosdoshëm për ta shpëtuar Kosovën nga coptimi dhe bosnjëzimi.
Ne, deputetët e akuzuar, nesër nuk do të jemi në seancë për të dëgjuar një aktgjykim politik! Sigurisht që nesër do duhej të nxirrej aktgjykim lirues dhe jo fajësues por duke e parë kapjen e këtij sistemi të drejtësisë, kjo duket e pamundur. Por pavarësisht kësaj edhe gjyqtari Kalludra por edhe të tjerët që e kanë bishtin e zënë me derë, e kanë të qartë se pavarësisht dënimeve që mund të marrim, do të veprojmë në mbrojtje të vendit gjithnjë.”, ka shkruar Haxhiu.
Qytetari dorëzon një kuletë me para dhe dokumente personale
Kapet i dyshuari me 21 dele, tentoi t’i kontrabandonte me nj...
Premtimi i Hamzës: Një nga vendimet e para do të jetë rritja...
IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qe...
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Naz...