Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, e pranon se para se të vinte në pushtet, nuk ka pasur komunikim me kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin. Thotë se këto raporte u intensifikuan vetëm tash sa janë në bashkëqeverisje.
Haradinaj tregon se Veselin e kishte njohur vetëm nga lufta. Madje e quan edhe si një person korrekt dhe të komunikueshëm me të cilin mund të bisedohen tema të rëndësishme.
“Të them të drejtën, unë nuk kam pasur komunikim me zotëri Veselin kohë të gjatë, e kam njohur nga lufta, mirëpo kam filluar komunikim tani sa jemi në punë. Janë shumë korrekte raportet është shumë i hapur, domethënë është shumë direkt në tema, është vërtetë real, nuk heziton t’i bisedojmë temat, me i diskutu me i trajtu, mendoj se është partner shumë korrekt, shumë i hapur”, theksoi kryeministri në një intervistë për lajmi.net.
Haradinaj ka treguar se si u arrit marrëveshja e koalicionit të tanishëm me PDK’në dhe partitë tjera. “Ishte një propozim nga PDK’ja që rezultoi me marrëveshje politike mes gjithë neve pastaj unë nuk e shoh këtë si qeverisje të një partie por e shoh rolin tem dhe të kolegëve që punoj me ta jemi në ekip”, ka shtuar ai.
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...
19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finl...
Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA...