Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, është ndalur sërish në problematikat e marrëdhënieve të vendit të tij me Shqipërinë.
Në një mesazh me rastin e vitit të ri, Pavlopulos ka nënvizuar se në marrëdhëniet me fqinjët janë përcaktues katër parametra, mes të cilave edhe respektimi i të drejtës së pronësisë dhe të drejtat e minoriteteve.
Sipas kryetarit të shtetit grek, këto janë çështje të karakterit kombëtar për Greqinë, por janë edhe çështje që i përkasin familjes europiane.
“Këto çështje janë edhe kuti matës për marrëdhëniet e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë, si dhe të perspektivës europiane të vendeve fqinje me ne, në sensin që gjithçka varet përnjëmend dhe prej respektimit të plotë nga ana e tyre”, vë në dukje Pavlopulos.
Në këtë pjesë, mesazhi i presidentit grek drejtohet më së shumti ndaj Turqisë, me të cilën Greqinë e ndan edhe çështja e Qipros.
Tri nga katër pikat që presidenti grek i përcakton si “kutinë matës” në marrëdhëniet me fqijnjët, lidhen me Turqinë dhe e katërta me Shqipërinë, pavarësisht se asnjë prej të dy vendeve nuk përmendet me emër.
“Respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe më së pari i të drejtës së pronësisë dhe i të drejtave të minoriteteve”, saktëson presidenti grek, duke iu rikthyer edhe në ditën e fundit të vitit, një çështjeje që e ka prekur disa herë gjatë 2017-s./opinion/
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...