Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga lajmi zyrtar i shpalljes së fejesës së tyre, emrat e Princ Harryt dhe aktores kaliforniane Meghan Markle vazhdojnë të jenë kryefjala e të gjithave medieve mbarëbotërore, por edhe të ushqejnë kureshtjen tek shumë njerëz.
Lidhja e tyre e dashurisë, e cila nisi një vit më parë do të finalizohej nëntorin e shkuar me një propozim, ndoshta jo fort të zakonshëm, por që shumë shpejt do të shndërrohej në historinë e Hirushes të kohëve modern që do të donim të gjithë. Vetëm pak ditë më parë Kate do t’i bashkohej familjes mbretërore për të kremtuar Krishtlindjen. Por, ndryshe nga ç’kishte ndodhur me Kate Middleton 7 vite më parë, mbretëresha Elizabeta do të lejonte pjesëtaren më të re të familjes mbretërore Meghan Markle t’i bashkohej ceremonisë së organizuar në rezidencën e familjes në Sandringham.
Ajo iu bashkua kësaj të fundit gjatë vizitës në kishë, një traditë, në të cilën supozohej që Meghan të mos merrte pjesë. Por, mesa duket një fjali e përsëritur vazhdimisht nga Princi Harry gjatë asaj dite, fjalia që princ Harry përsëriti më shumë ishte: ‘’Meghan pati familjen që nuk e kishte pasur kurrë.’’, duket të ketë ndezuar pakënaqësinë e babait të kësaj të fundit./living.al
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt