Legjenda e Arsenalit, Thiery Henry ka reaguar duke akuzuar mesfushorin kosovar Granit Xhaka se ka “fjetur” në pjesën e dytë kundër Crystal Palaces në fitoren e tyre 3 me 2 në Selhurst Park të enjten.
“Topçinjtë” ndëshkuan skuadrën elastike të Palaces duke iu kthyer fitoreve pas barazimit të tyre 3 me 3 javën e kaluar kundër Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Henry nuk ishte i kënaqur me performancën e Granit Xhakës kundër “Shqiponjave” duke akuzuar reprezentuesin e Zvicrës se ka “fjetur”.

“Ju mund ta shihni Xhakën duke fjetur dhe duke mos e përcjell Luftus Cheekin. Po, nëse ai do të shënonte këtu ndeshja do të kishte ndryshuar. Ai kishte një shans për të shënuar këtu, por nuk arriti”, ka thënë Henry gjatë analizës së ndeshjes për ‘Sky Sports’.
Xhaka iu bashkua Arsenalit në vitin 2016 për 31 milionë funta nga Borussia Monchengladbachi, por deri tani ka pasur një karrierë të miksuar te “Topçinjtë”.
Mesfushori kosovar duket se është i admiruar nga trajneri Arsene Wenger, pasi francezi ka zgjedhur për të startuar Xhakën në të gjitha 20 ndeshjet në Premierë Ligë këtë sezon./arbresh.info/
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...