Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka përshkruar sulmin fizik i cili ndodhi ndaj tij ditën e sotme.
Ai ka treguar se me personat që e kanë sulmuar, nuk ka pasur asnjë problem.
Thotë se ka mbet i shokuar nga sulmi i sotëm. Tregon se sulmi ndaj tij ishte i organizuar mirë.
‘Ka qenë mirë e organizuar… brenda lokalit është polici në uniformë që nuk reagon’, ka treguar para mediave Mustafa.
Thotë se u sulmua pa arsye.
“Pa as edhe një arsye të vetme polici që s’ja di emrin po e njoh si Tarkan dhe e di që është një nga policët e krimit të organizuar thërret me emër personin me të cilin isha aty…në tentim të përshëndetjes me të në vençanti nga shoqëruesi im u sulmuam”, shpjegoi ai.
Mustafa tha se ‘nuk është frikësuar’ dhe se do të vazhdoj punën.
Sulmin e sotëm e quajti sulm ndaj PTK’së.
“Nuk do të zmbrapsem para tyre e askujt tjetër. Po shqetësohem sesi dy zyrtarë policorë sulmojnë drejtorin e PTK’së, jo Agron Mustafën, por drejtorin e PTK’së”, tha ai.
Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është sulmuar sot fizikisht nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë. Sulmuesit e Agron Mustafës janë identifikuar të jenë dy policët, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha./Lajmi.net
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër