Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka njoftuar se Zlatan Ibrahimovic do të jetë jashtë fushës për një muaj për shkak të një lëndimi.
Ibrahimovic ka shënuar vetëm një gol qysh pas rikthimit të tij në sezonin e dytë te klubi në Old Trafford, por edhe nuk ka realizuar në Premierë Ligë dhe nuk ishte pjesë e skuadrës së emëruar për ndeshjen e Mourinhos kundër Southamptonit, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi suedez pësoi një lëndim serioz në fund të sezonit 2016/17 dhe tani ka frikë që problemi i tij i ri mund të jetë në lidhje të pësuar më parë.
I pyetur rreth mungesës së Ibrahimovicit pas paraqitjes pa gola ndaj Southamptonit, Mourinho tha:
“Zlatan është jashtë fushës për një muaj. Një problem i madh. Ai është 37-vjeçar me një gju të keq”
Trajneri i “Djajve të Kuq” shtoi gjithashtu se është i lumtur me skuadrën e tij aktuale në Old Trafford para rihapjes së merkatos së transferimeve në janar./arbresh.info/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...