Janë publikuar pamjet e autorëve të grabitjes së bankës në Laç, të cilët duken teksa largohen të qetë, pasi nën kërcënimin e armëve morën paratë.
Grabitësit e maskuar janë filmuar nga një qytetar, ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre. Sipas policisë, pas alarmit në sallën operative, patrulla e parë ka shkuar brenda 3 minutash tek banka. Autorët kanë thyer me vare xhamin e derës kryesore të bankës, që ishte e mbyllur, ndërsa punonjësit ishin duke kryer veprime të brendshme dhe po përpunonin paratë.
Policia ngriti disa postblloqe për kapjen e autorëve, të cilët u larguan me një automjet, por pa sukses. Po ashtu, janë kontrolluar edhe disa banesa e garazhe si dhe disa persona u shoqëruan në komisariat.
Policia po kqyr të gjitha kamerat e sigurisë, ndërkohë që në pyetje janë marrë edhe punonjës të bankës, pasi nuk përjashtohet mundësia që autorët të kenë patur bashkëpunëtorë të tjerë./Top channel
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...