Ndërkohë që Manchester City do të përballet kundër Crystal Palaces të dielën, është plotësisht e drejtë nga tifozët e Arsenalit për të menduar që super forma e shfaqur nga Alexis Sanchez në Sehurst Park ishte për të mirë të Pep Guardiolas.
Duke marrë parasysh që Alexis Sanchez ishte në ndjekje të çdo topi mbrëmjen e së enjtes kundër Palaces, duke bërë pasime të njëpasnjëshme si dhe duke realizuar dy herë, “Topçinjtë” janë tallur në rrjete sociale duke shkruar se 29-vjeçari ishte qartë i vetëdijshëm për merkaton e transferimeve në janar që është vetëm disa ditë larg, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/siwalton91/status/946481953515229185
Megjithatë, performanca e mrekullueshme nga sulmuesi nuk ishte në të mirë të skuadrës londineze sepse mësohet që Pep Guardiola ishte duke e shikuar atë ndeshje.
Manchester City do të përballet me Crystal Palacen të dielën, gjë që do të thotë se dikush – që besohet të jetë agjent i kilianit – ka njoftuar sulmuesin se Pep Guardiola është duke shikuar ndeshjen në mënyrë për të përgatitur taktikat e tij për ndeshjen në vikend.

Disa mund ta quajnë këtë qesharake, por madje edhe tifozët e Cityt kanë treguar se sulmuesi shfaqi performancën e tij më të mirë të këtij sezoni në Selhurst Park.
Deri të enjten, Alexis dukej plotësisht i dëshpëruar dhe aspak në gjendje për të rikthyer formën e sezonit të kaluar të cilin e përfundoi duke realizuar 30 gola.
Në rast se ka tifozë të Arsenalit që mendojnë se Alexis ishte thjeshtë në formë të keqe, diçka e tillë është e sigurt se tani ka ndryshuar. Ai vërtetoi se është ende një lojtar i klasit botëror dhe mund të shfaq super performancë kurdo që dëshiron, por thjeshtë nuk është i interesuar më, të paktën jo te Arsenali./arbresh.info/
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë