Mesditën e sotme ka mbërritur në aeroportin e Rinasit trupi i pajetë i 23-vjeçarit shkodran Florenc Beqiraj.
Ai u masakrua pak ditë më parë në një burg në Marsejë të Francës ku më pas ra në koma. Por në spitalin ku po dergjej iu hoqën aparaturat që mbanin në jetë dhe djali u nda nga jeta.
Familjarët e të riut mes lotësh e kanë pritur në aeroportin e Rinasit që të marrin trupin e pajetë të djalit të tyre dhe nuk kanë dashur të thonë asnjë fjalë pasi dhimbja e tyre është e madhe.
Daja i Florencit është shprehur se trupi i të riut do të niset menjëherë drejt Shkodrës, në shtëpinë e tij pasi prej ditësh po e presin familjarët që të bëhet edhe ceremonia e varrimit.
Trupi i tij i pajetë u nis që dje nga Franca , ku udhëtoi drejt Gjermanisë dhe më pas me avion u nis drejt Shqipërisë./syri.net
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi