Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me zëvendësministrat e Qeverisë.
Në takim kryeministri Haradinaj ka kërkuar që secili nga zëvendësministrat të marrin detyrime dhe përgjegjësi të caktuara brenda dikastereve ku janë të emëruar.
Kryeministri Haradinaj ka kërkuar njëkohësisht nga zëvendësministrat që me 10 prill 2018, secili nga ta, të paraqesë një raport me shkrim për 100-ditëshin e dytë të qeverisjes, rreth punëve konkrete që janë bërë nëpër ministri me angazhimin e drejtpërdrejt të tyre, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Qeveria e Kosovës është e përgjegjshme dhe transparente dhe ajo përmes raportit të pranuar të secilit zëvendësministër do ta njoftojë publikun detajisht për performancen e tyre.
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mb...
Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg ...
Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udh...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryet...