Rusia ka humbur kontaktin me satelitin e parë kombëtar të telekomit “Angola” të lëshuar në hapësirë, ka deklaruar krijuesi i saj.
Ky është një siklet i ri për industrinë që dikur e bënte Moskën të krenohej, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info
ncidenti që përfshinte Angosat-1 të bërë nga Rusia, pasoi një ngjarje të ngjajshme në nëntor kur Rusia humbi kontaktin me një satelit të nisur nga jë kozmodrom i ri në lindjen e largët të vendit.
Energia, krijuesi më i madh i anijeve të Rusisë, i cili prodhoi satelitin për Angolën, tha se kishte arritur në orbitë dhe kishte vendosur komunikimin sipas planit, por “pas një kohe kishte humbur kontaktin me të”.
Arsyet e humbjet së kontaktit nuk janë bërë të ditura.
Energia tha se incidente të ngjashme kishin ndodhur më parë me satelitët në vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kazakistanin./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot