Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar që të fillohet monitorimi i kompanive të mediave sociale gjatë zgjedhjeve presidenciale që priten të mbahen vitin e ardhshëm.
Gjatë një fjalimi në Parlamentin e Rusisë, ai tha se “duhet të analizohet me kujdes se si do të funksionojnë mediat sociale gjatë zgjedhjeve presidenciale”, por nuk ka specifikuar se cilat kompani do të vihen në vëzhgim, shkruan “Engadget”, transmeton portali arbresh.info
Këtë vit Rusia ka qenë në ballinat e mediave ndërkombëtare për shkak të dyshimit për ndërhyjren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Putin ka mohuar akuzat e SHBA-ve për ndërhyrje, megjithatë tensionet në mes të dy vendeve mbesin të larta.
Muajin e kaluar Presidenti rus nënshkroi një ligj të ri, ku gazetarët e huaj i vlerëson si “agjentë”.
Putin thotë se ligji i ri dhe planet e propozuara për monitorimin e mediave sociale nuk do të “ngushtojnë hapësirën” dhe lirinë në interent.
Sondazhet e fundit tregojnë se Putin është në “rrugën e duhur” për t’u zgjedhur sërish Presidenti i Rusisë./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...