Sot gjatë ditës KEK-u ka nisur punën pas arritjes së marrëveshjes me banorët e lagjes Mirena, ndërkohë që të gjitha objektet në zonë do të rrëzohen para Vitit të Ri.
Pas arritjes së marrëveshjes përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka shkruar se është i lumtur që vendi është zhbllokuar nga kriza energjetike.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
“Jam i lumtur që është zhbllokuar vendi nga kriza energjetike. Sot, është përmbyllur procesi i shpronësimit në Hade dhe Shipitullë dhe fillon puna e prodhimit të shtuar në termocentralet e Kosovës. Prodhimi i brendshëm energjetik për qytetarët tonë, duke mos importuar më rrymë, është arritje e madhe. Periudhës emergjente dhe humbjeve po u vjen fundi!
RH
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...