Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshat e rënda në kategoritë IBF dhe WBO, ka deklaruar sot se dhurata që ka preferuar për këto Krishtlindje ka qenë kontrata e nënshkruar nga rivali i tij Joseph Parker, kampion bote në kategorinë WBA.
Prej kohësh përflitet se dy boksierët kampionë bote do të përballen mes tyre për të unifikuar titujt kampionë bote, por deri më tani nuk ka ende asgjë konkrete.
Ndaj dhe dëshira e Joshua është që marrëveshja të arrihet.Parker beson se brenda 2017-es zyrtarizoht dueli me Joshua.
“Do të preferoja shumë që në pemën e Krishtlindjeve të gjeja një kontratë të firmosur nga Joseph Parker si dhuratë, do të ishte dhurata më e bukur për vitin 2018”, tha Joshua, që duket se ka mbetur i zhgënjyer, pasi deri më tani kjo marrëveshje ende nuk është arritur edhe pse përflitet se palët kanë rënë parimisht dakord.
Mediat britanike shprehen se kjo përballje mund të zhvillohet në muajt e parë të 2018-ës, në Kardif, por ende kjo mbetet për t’u zbuluar në ditët në vijim. /arbresh.info/
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit