Pas largimit të serbit Milinkoviç, stoli i kampionëve të Kukësit ka ngelur vakant. Të shumtë janë emrat që kanë qarkulluar, por presidenti Gjici mesa duket nuk do të nxitohet në zgjedhje.
Burime të sigurta pranë “Panorama Sport” bëjnë me dije, se drejtuesit e klubit verilindor kanë pasur ditën e sotme një takim me ish-trajnerin e Flamurtarit, Zekirija Ramadani.
39-vjeçari shihet si një alternativë e mundshme nga ana e presidentit, pasi njeh mirë futbollin shqiptar. Në sezonin 2010-2011, Ramadani ka qenë pjesë e Flamurtarit si futbollist, ndërsa në sezonin 2016, ai mori drejtimin e skuadrës vlonjate si trajner i parë. Aventura e tij nuk zgjati shumë me klubin kuqezi, për shkak të rezultateve të dobëta.
Pas Flamurtarit, 39-vjeçari, drejtoi skuadrën kampione të Kosovës, Trepça 89’, ndërsa aktualisht është pjesë e Feronikelit. /Panorama Sport

Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...
Forcat shqiptare dhe FSK-ja vijojnë kërkimet në lumin Mat pë...
Uji mund të ndërpritet në disa zona në Mitrovicë, KRU jep nj...
Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjipt...
“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na...
Manipulimi me vota në Komunën e Podujevës, Prokuroria autori...