Kina bëri thirrje që të gjitha vendet të bëjnë përpjekje konstruktive për të lehtësuar tensionin, pasi Koreja e Veriut tha se sanksionet e fundit të OKB-së kundër saj janë një akt lufte dhe përbëjnë një bllokadë të plotë ekonomike, raporton Reuters
Këshilli i Sigurimit i OKB-së unanimisht vendosi sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut të premten për testin e kohëve të fundit të raketave balistike, duke kërkuar të kufizojë qasjen në produktet e naftës të rafinuar dhe naftën e papërpunuar dhe të ardhurat e saj nga punëtorët jashtë vendit, transmeton portali arbresh.info
Rezoluta e hartuar nga Shtetet e Bashkuara gjithashtu kufizon furnizimet e naftës së papërpunuar në Korenë e Veriut me 4 milionë fuçi në vit dhe angazhon Këshillin për reduktime të mëtejshme nëse do të kryente një test tjetër bërthamor ose do të niste një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM).
Koreja e Veriut hodhi poshtë rezolutën, duke e quajtur atë një akt lufte./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar