Trajneri italian, Carlo Ancelotti, shumë lehtë mund të rikthehet në pozitën e trajnerit të Real Madridit.
Ancelotti është i pa punë që një kohë, pas shkarkimit nga pozita e kryetrajnerit të Bayern Munich.
Forma e dobët e ‘los blancos’ në këtë fillim sezoni ka bërë që të lëkundet karrika e trajnerit francez, Zinedine Zidane.
Trajneri i njohur italian refuzoi mundësin për ta marr skuadrën e Milanit dhe kombëtaren e Italisë, gjë që ka shtuar zëra se ai do të rikthehet në Santiago Bernabeu.
Në fakt, gjithmonë sipas portalit spanjoll, presidenti Florentino Perez po mendon ta zëvendësojë francezin para fundit të sezonit dhe emri i parë në listën e zëvendësuesve të mundshëm është ai i Carlo Ancelotti-t.
Trajneri italian ka drejtuar “Los Blancos” nga viti 2013-të deri në 2015-ën dhe ka fituar katër trofe në Madrid: Kupën e Mbretit, Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube. /arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...