Aeroplani LX 1422 nga Cyrihu që do të duhet të ateronte në aeroportin e Nishit “Konstandini i Madh”, ka ateruar në atë të Beogradit, shkruan “tio.ch”.
Aterrimi në Beograd ndodhi për shkak të një problemi teknik, gjegjësisht në sistemin hidraulik, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave të huaja, kjo nuk ishte një ulje emergjente, por masë sigurie. Zëdhënësja zvicerane, Sonja Ptassek është shprehur se për asnjë moment 173 pasagjerët nuk ishin në rrezik. Thjesht, aeroporti i Beogradit është më i pajisur se aeroporti i Nishit.
Prania e zjarrfikësve, është një procedurë standarde. Pasagjerët u transportuan nga Beogradi në Nish me autobus. Ata që dëshironin të ktheheshin në Zvicër, u zhvendosën në një fluturim në Cyrih.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...