Ish-trajneri i manchester Unitedit, Louis van Gaal ka këshilluar Daley Blind që të largohet nga Od Trafford
Louis Van Gaal beson se Barcelona do të ishte zgjedhje më e mirë për Daley Blind se sa Manchester United.
Ai tha se stili i lojës së holandezit përshtatet më shumë në La Liga, shkruan express
“Blind më mirë të shkonte në Barcelonë se sa të qëndronte në Manchester United. Në disa ndeshje ai nuk është as në bankën rezervë. Ai mund të luajë më shumë se sa një pozitë dhe në Barcelonë kurrë nuk do të qëndronte në bankën rezervë”, tha Van Gaal për Mirror.
“Ai do të përshtatej më mirë në Barcelonë. Niveli i tij dhe stilin i përshtatet më shumë në Spanjë se sa Angli. Ai mund të luaj qendërmbrojtës që nis lojën. Mesfushor defanziv dhe në krahun e majtë. Ai mund t’i bëjë të gjitha”. /Express/
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...
Vuçiq: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ale...
Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën nga Komiteti...
Supremja i thotë “jo” Alternativës për ankesën rreth fondeve...
Një vit nga takimi i fundit i Hashim Thaçit me babanë e tij ...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...