Bredhi artificial i festave të fundvitit, i vendosur në qendër të Beogradit, ngjan që ka zbehur “lumturinë” gjatë sezonës së pushimeve.
Sipas agjencisë së lajmeve “Beta”, çmimi i bredhit është raportuar të ketë kushtuar rreth 83 mijë euro, duke e bërë atë një nga bredhat më të shtrenjtë në botë, transmeton portali arbresh.info
Bredhi 18 metra i gjatë, është zbukuruar me 200 stoli të kuqe dhe 40 shirita ngjyrë ari.
Ai është vendosur në zonën kryesore në Beograd dhe ka ndezur një reagim të ashpër në opinion publik, të cilët e konsiderojnë këtë si “korrupsion të pastër”.
“Në buxhetin e qytetit për këtë vit dhe vitin e ardhshëm ka shumë gjëra skandaloze dhe bredhi i festave të fundvitit ishte kulmi”, tha Nikola Jovanoviç, nga Partia Popullore e opozitës.
“Beta” shkruan se bredhi është blerë nga një kompani që kishte marrë për obligim ndriçimin e qytetit për vite me rradhe gjatë festave.
Autoritetet e qytetit, të kontrolluara nga Partia qeverisëse Progresiste Serbe, janë kritikuar rregullisht për instalimin e ndriçimit festiv në fillim të vjeshtës dhe duke e lënë atë në shfaqje deri në shkurt./arbresh.info/
https://twitter.com/AFP/status/944644035561394176
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...