Interesi për “El Classico” që do të luajë këtë të shtunë ka arritur në Manchester.
Pep Guardiola, në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së fundjavës, foli për supersfidën mes Barcelonës dhe Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, shkruan telegrafi
Trajneri i “Santpedor” nuk hezitoi të thoshte se cili është ekipi, që vjen më mirë në këtë përplasje “Sa iu përket pikëve, Barcelona ka një distancë të madhe. Deri më tani, skuadra katalanase ka qenë më mirë se Real Madridi”.
Pep theksoi se në këtë lloj ndeshjesh nuk ka favoritë “Të dyja janë ende skuadrat më të mira në botë, për këtë nuk kam asnjë dyshim. Për shkak të kësaj, unë mendoj se në lojë nuk do të ketë shumë ndryshim mes tyre. Bëhet fjalë për një “El Classico” dhe çdo gjë mund të ndodhë”.
Manchester City ka angazhimin e vet në Premier League këtë të shtunë, kështu që Guardiola tha se nuk mendon se mund ta shohë ndeshjen “Ne luajmë më vonë dhe do të përpiqem të qëndroj i përqendruar te Bournemouth”.
Ndryshe, takimi pritet të fillojë në ora 13:00 në stadiumin Santiago Bernabeu. /telegrafi/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...