Mbrëmjen e sotme ndërroi jetë i riu shqiptar, Florenc Beqiraj, i cili dyshohet se është dhunuar në burgun e Marsejës.
Prej disa ditësh 23-vjeçari mbahej gjallë vetëm përmes aparaturave, ndërsa prej ditës së djeshme pranë i ndodhej edhe i ati.
Beqiraj prej dy vitesh ishte në Francë ndërsa kohët e fundit ishte burgosur nga policia pasi ai ishte pa dokumente.
Policia franceze bën me dije se ai ka tentuar vetëvrasjen në burg pasi ka shenja teli në fyt.
Ndërsa familjarët mendojnë se ai është dhunuar nga policia ose nga të burgosurit e tjerë në qeli.
Mjekët i kanë heur aparaturat pa lejen e prindërve.
Report Tv ka mësuar se 23-vjeçari shqiptar Florenc Beqiraj ka ndërruar jetë, pas një jave në gjendje kome.
Gazetari shqiptar, Leon Molla, foli nga Franca për Report Tv për ngjarjen e rëndë, ku tha se mjekët i kanë hequr të riut aparaturat pa lejen e prindërve./report tv/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi