Ikona e Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar në njërën nga videot e fundit të tij se është duke i munguar ish bashkëlojtari i tij në Camp Nou, Neymar.
Braziliani u transferua nga klubi katalunas në Paris Saint Germain gjatë verës për një tarifë prej 222 milionë euro, e cila ishte marrëveshja më e madhe në historinë e futbollit, transmeton portali arbresh.info.
“Mirë, Ney… Unë mendoj se ne gati i kemi thënë gjithçka njëri tjetrit kur ju u larguat”, shpjegoi Messi.
“E vërteta është se ju na mungoni ende. Ne do të donim të ndajmë në mëngjes një pije të nxehtë së bashku me Luisin në dhomën e zhveshjes dhe shumë gjëra të tjera”
“Si gjithmonë, ju urojë më të mirat kudo që jeni dhe jam i sigurt se do të shihemi së shpejti brenda apo jashtë fushës. Keni kujdes për vetën”
Ashtu si Lionel Messi, edhe Neymar është duke shkëlqyer te skuadra e tij dhe tashmë ka shënuar 19 gola brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë