Ka ndërruar jetë Florenc Beqiraj, i riu i masakruar në një burg në Marsejë të Francës, i cili ishte në gjendje kome.
Vetëm një ditë më parë, i ati mbërriti në shtetin francez, për të qëndruar pranë të birit, i cili mbahej në jetë vetëm nga aparaturat.
23-vjeçari ishte në Francë prej dy vitesh, ku po përpiqej të përfitonte azilin. Shqiptari ra në burg, pasi u ndalua nga policia, e cila e arrestoi për mungesë dokumentacioni. Gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që çoi në vdekjen e 23-vjeçarit.
Florenci u gjet i masakruar, me njolla në trup dhe një shenjë teli në fyt. Familja ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet se ai mund të ketë tentuar vetëvrasjen. Të afërm të tjerë mendojnë se Florenci është masakruar në burg, nga policia, ose nga të dënuarit e tjerë.
Motra e Florencit që jeton prej disa vitesh në Mal të Zi, tha se i vëllai e ka marrë në telefon për t’i thënë se është ndaluar për shkak të mungesës së dokumenteve dhe se në burg rrethohej nga njerëz të rrezikshëm.
Sipas saj, askush nuk i ka dhënë sqarime për ngjarjen, ndërsa zyrtarisht nga ambasada shqiptare i është thënë se i riu është vetëvarur me litar./Tiranatoday
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney