Ushtria amerikane thuhet se ka filluar trajnimet për një mision që do t’i vendosë ata në tokën e Koresë veriore dhe të kap “armët e shkatërrimit në masë”.
Fotografitë e një stërvitjeje të kohëve të fundit, të quajtur Ëarrior Strike IX, tregojnë një njësi ushtarake amerikane të njohur si “Brigada e Black Jack” së bashku me homologët e tyre të Koresë së Jugut në Camp Stanley, në Korenë e Jugut, shkruan “Daily Mail”, transmeton portali arbresh.info
Imazhet, të cilat u ndanë në faqen e njësisë në “Facebook”, shfaqin ushtarë të trajnuar me paisje të natës për vizion, automjete të blinduara dhe veshje mbrojtëse, duke përfshirë edhe maskat e gazit.
Përshkrimet e ngjarjes, që u zhvilluan më 15 dhjetor, sugjerojnëse ushtria po përgatitej për ngjarje të tilla si transpotimi i shokëve të plagosur dhe kapja e luftëtarëve.
Christopher B. Logan, një zëdhënës i ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut, tha për Business Insider se ushtria amerikane nuk ‘diskuton për skenarët e veçantë”.
Megjithatë, ai ka shtuar se ‘ushtrimet janë jetësore për gatishmërinë e SHBA-ve dhe aleatëve tanë’.
Koreja Veriore është e njohur për arsenalin e saj sekret, ndërsa besohet se një numër të madh armësh janë të fshehura në male dhe në tunele nëntokësore.
Koreja Veriore ka kërcënuar me sulme bërthamore SHBA-të dhe Korenë Jugore, ndërsa Kina dhe Rusia kanë akuzuar SHBA-të për përshkallëzim të tensioneve për shkak të ushtrimeve ushtarake./arbresh.info/

Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...