Futbollisti japonez, Yuto Nagatomo, shprehet se Samir Handanovic është miku i tij më i mirë te Inter, por ai nuk është impresionuar nga oraret e gjumit të tij.
Japonezi ka folur në emisionin e Inter Channel “Inter Drive” mbrëmjen e së mërkurës, ku ka diskutuar mbi shokët e ekipit dhe trajnerin Luciano Spalletti.
“Ai asnjëherë nuk qesh në ndeshje pasi është shumë i fokusuar, por ai qesh pas ndeshjes, dhe çfarë të qeshurash!
“Problemi është se kur jemi në të njëjtën dhomë ai fle që në orën 8 të darkës, kur unë dua të shoh një ndeshje futbolli.
“Ne bëjmë shumë shaka me Icardi dhe Santon por frikësohem kur inatoset Spalletti.
“Unë bëj yoga gjatë javës, mendoj se të ndihmon shumë dhe disa prej shokëve të ekipit gjithashtu e bëjnë, Samir është njëri prej tyre.
“Ndjej përgjegjësi dhe është një nder i madh për mua të jem pjesë e Inter. Tifozët janë pasionuar, ata na ndihmojnë shumë pasi janë gjithmonë me ne. Ata janë numri një. “Janë më të pasionuar se tifozët japonezë.
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...