Nishani e konsideron grisje të Kushtetutës zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme

16:09 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e konsideroi “grisje” të Kushtetutës zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku me votat e socialistëve në parlament.

“Rasti i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është thjesht “një shkelje e Kushtetutës”. Jo! Brutalisht forca e pushtetit e grisi në mënyrë publike Kushtetutën e Shqipërisë! Ajo u gris me vullnet të plotë politik, me dhunë, me qëllim dominimin e pushtetit të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv. Kjo është situata politike më e rëndë dhe më e trishtueshme që nga koha e diktaturës në Shqipëri”, shkruan Nishani në rrjetet sociale.

Sipas ish presidentit, kërcënimet që i bëhen politikanëve për burg janë qesharake, shkruan Lapsi.al.

“Kush mendon se mund të tremb me burg përpjekjen për rivendosjen e garancive kushtetuese veç bëhet qesharak. S’ka alternativë tjetër! Nuk ka burg që e mbyll atë”, thotë Nishani.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme