Swansea ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit francezin, Paul Clement.
Klubi uellsian këtë e ka bërë të ditur përmes një positimi në rrjetin social, Twitter.
Clement ishte bërë trajner i Swansea, sezonin e kaluar, ku për detyrë kishte të shpëtonte nga rënia nga Premierliga, të cilën e bëri.
We can confirm that the club has tonight parted company with head coach Paul Clement.
Full statement ➡️ https://t.co/1VbiF9jeNt pic.twitter.com/JLFJSjKGx7
— Swansea City AFC (@SwansOfficial) December 20, 2017
Por, në këtë sezon Swansea është në formë tejet të dobët dhe rezultatet e dobët kanë bërë që bordi i klubit ta marrë këtë vendim.

Clement kishte bërë emër si asistent i trajnerit italian, Carlo Ancelottit, në Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madridit dhe Bayern Munich.
Më pas ishte emëruar si trajner i Derby County por që nuk arriti ta fuste në Premierligë nga Championship.
Swansea renditet në pozitën e fundit me 12 pikë pas 18 ndeshjeve të zhvilluara. /arbresh.info/
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...