Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë gjatë një takimi me kabinetin e tij se ai është duke i shikuar me kujdes se si do të votojnë shtetet në Këshillin e Sigurimit dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Për të gjitha ato shtete që marrin paratë tonë dhe votojnë kundër nesh në Këshillin e Sigurimi, ose votojnë kundër në Asamblenë e Përgjithshme”, ka thënë Trump para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, transmeton portali arbresh.info
“Ata marrin qindra miliona dollarë, madje edhe miliarda dollarë, dhe pastaj votojnë kundër nesh, po i shikojmë ato vota, le të votojnë kundër nesh, do të kursejmë shumë, nuk na intereson”, ai shtoi.
Deklarata paralajmëruese e Trumpit vjen pasi që ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley tha në një letër para takimit të APOKB se presidenti do t’i përcjell të gjitha vendet që votojnë kundër Shteteve të Bashkuara.
Sipas Haley, Trump do ta “marrë këtë votim personalisht”.
SHBA i ka vënë veton rezolutës në Këshillin e Sigurimit, ku kërkohej tërheqja e njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit./Arbresh.info/
Gjyqtarit nga Somalia në Kupën e Botës i ndalohet hyrja në S...
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri