Një çift i moshuar kanadez është lënë me zemër të thyer, pasi që janë detyruar të ndahen për herë të parë në shtatë dekada, e pikërisht një javë para Krishtlindjes.
Herber Goodine, 91 vjeç, i është thënë se duhet të largohet nga ndërtesa kujdesit afatgjatë ku ai jeton me bashkëshorten Audrey Goodine, 89, dhe të shkojë në shtëpi të pleqve, transmeton portali arbresh.info
Objekti në Perth-Andover, New Brunswick, i tha çiftit të premten se duhet të largohet në fundjavë.
Historia e tyre ka shkaktuar zemërim në të gjithë vendin.
“Kur dëgjova dje prindërit e mi, dëgjova që nëna ime qante dhe unë mund të dëgjoja babanë tim në sfond,” shkruan vajza e tyre Dianne Phillips në Facebook të dielën.
“Nëna ime tha,” Krishtlindja ka marrë fund për ne tani dhe kjo është Krishtlindja më e keqe që do të kemi ndonjëherë. Pse nuk mund të prisnin deri pas pushimeve? “”
Postimi i Phillips-it që nga ajo kohë është ndarë 15,000 herë./Arbresh.info/
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...