Shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini sot po pret në një darkë jozyrtare të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit.
Ajo para kësaj darke ka pritur në takime të ndara secilin kryeministër veç e veç.
E në disa fotografi të publikuar nga zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq shihet se Kosova nuk është trajtuar njejtë si shtetet e tjera, shkruan lajmi.net
Në shtrëngimin e duarve ndërmjet Haradinajt dhe Mogherinit mungon flamuri i Kosovës, çka te kryeministrat tjerë nuk ndodhë një gjë e tillë.
Secili kryeministër i vendeve tjera, shihet se e ka pranë vetes edhe flamurin e shtetit që drejton.
Kjo pranë flamurit të BE-së, i cili shoqëron secilën fotografi.
Ndryshe Haradinaj në facebook ka bërë të ditur se me Mogherinin ka pasur bisedë miqësore.
“Kosova do ta marrë atë që meriton”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...