Pas koalicionit mes konservatorëve dhe ekstremit të djathtë, Turqia ka kritikuar qeverinë e Austrisë për “diskriminim” dhe “qasjet rasciste”.
Qeveria e sapo formuar në Austri ka nxitur reagim dhe shqetësim në të gjitha vendet e Europës, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info
Austria bëhet vendi i parë në Europë që ka në qeveri ekstremin e djathtë, të cilët njihen për deklaratat e tyre anti-emigracion.
“Deklarata e pabazuar dhe e shkurtër në programin e qeverisë së re austriake, për fat të keq konfirmon shqetësimet rreth një tendence politike të bazuar në diskrimimin dhe margjinalizim”, tha ministria e Jashtme turke në një deklaratë.
Ndërkohë ministri turk për BE-në, Omar Celik, tha se “qeveria e ardhshme austriake, pa u vonuar ka filluar të sulmojë vlerat themelore demokratike”.
“Partitë islamofobike, anti-semitike, ksenofobike dhe anti-migrante janë në rritje. Tani kjo lëvizje është në pushtet në Austri,”tha Celik. “Austria duhet të nxjerrë mësime nga historia kohëve të fundit”.
Qeveria e Austrisë ka konfirmuar koalicionin gjatë ditës së djeshme, ndërsa tri pozitat më të rëndësishme i janë dhënë partisë së ekremit të djathtë, përfshirë atë të mbrojtjes dhe ministrinë e Jashtme./arbresh.info/
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...