Vajza e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe, Lindsay Hoyle është gjetur e pajetë në rrethana misterioze në shtëpinë e tyre.
28-vjeçarja, Natalie u gjet pa shenja jete në dhomën e saj. Një zëdhënës i policisë tha se fillimisht do të kryhet autopsia që pritet të nxjerrë shkaqet e vdekjes.
Gjithsesi, ende policia nuk e konsideron një vdekje të dyshimtë. Prindërit e saj kanë raportuar se po atë ditë vajzës i ka humbur telefoni.
Ata luten që kush e gjen atë ta dorëzojë në mënyrë që të zbardhen komunikimet e fundit. Kanë qenë të shumta komentet rreth kësaj ngjarjeje në Britani.

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...