Trupat izraelite kanë vrarë një person me aftësi të kufizuara, është vrarë gjatë protestave pas vendimit të Presidentit Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Gjatë protestave kanë mbetur të vrarë edhe 2 palestinezë tjerë, ndërsa rreth 150 janë plagosur, shkruan “DM”, transmeton portali arbresh.info
Invalidi Ibrahim Abu Thurayeh, 29 vjeç, ishte dërguar në spitalin al-Shifa në qytetine Gazës, pasi u qëllua, por më vonë u shpall i vdekur.
Abu Thurayeh, i cili kishte humbur të dyja këmbët, u qëllua përgjatë kufirit lindor të qytetit të Gazës në veri të enklavës palestineze, tha ministria palestineze e shëndetësisë.
Mediat lokale theksojnë se ai kishte humbur gjymtyrët gjatë luftës në Gaza me forcat izraelite në vitin 2014.
Vendimi i fundit i Presidentit Donald Trump, për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, ka nxitur reagime të mëdha në mbarë botën, ndërsa mbi të gjitha ka nxitur një “luftë” mes Palestinës dhe Izraelit./arbresh.info/

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës