Sot pritet të mbahet mbledhja e paralajmëruar e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë në qytetin e Pogradecit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë mbledhje do të bisedohet për më shumë tema për përparimin e bashkëpunimit dypalësh, për ndërlidhjen infrastrukturore, ndërtimin e Koridorit 8, lehtësimin e shkëmbimit tregtar dhe shërbimeve.
Gjithashtu do të bisedohet për bashkëpunimin në sferën e sigurisë. është planifikuar që të nënshkruhen disa dokumente bashkëpunimi, përfshirë një plan për konsultime ndërmjet ministrive për Punë të Jashtme, pastaj memorandum ndërmjet ministrive për Punë të Brendshme në sferën e kontrollit të brendshëm, si edhe për formimin e një komiteti të përbashkët për bashkëpunim ekonomik.
Në sferën e bashkëpunimit do të përfshihet edhe arsimi dhe shkenca, kultura, lufta kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, parandalimi i krizave./Telegrafi/
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...