Senatori i ‘Forza Italia’, Antonio Razzi ka folur së fundmi për liderin e Koresë Veriore, Kim Jon-un, i cili është një shok i tij.
Razzi ka zbuluar se diktatori është një tifoz i skuadrës italiane në Serie A , Interit, transmeton portali arbresh.info.
“Kim Jong-Un’it i pëlqen futbolli dhe njerëzit më kanë thënë mua se ai është një tifoz i Interit. Ai madje do të dëshironte të vinte në San Siro për të shikuar ndeshjet drejtpërsëdrejti”, ka zbuluar Antonio Razzi.
“Duket se derisa ishte në studime në Berne, ai shpesh dëshironte të shkonte në San Siro, veçanërisht për të shikuar Interin duke luajtur. Unë jam një fans i Juventusit, prandaj imagjinoni sikur…”
Razzi ka deklaruar gjatë muajit shtator se do të dëshironte të transferonte sulmuesin Paulo Dybala te Koreja Veriore për të vendosur paqe në botë./arbresh.info/
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve
E enjtja me shi dhe temperatura deri në 8°C
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë