Vendimi i Qeverisë së Kosovës për finalizimin e marrëveshjes me kompaninë amerikane ‘Countor Global’, për ndërtimin e një termocentrali të ri në Kosovë, ngjalli reagime nga shoqëria civile.
Themeluesi i KOSID, Haki Abazi në një status në Facebook dënoi ashpër nënshkrimin e marrëveshjeve për termocentralin duke e quajtur jashtëzakonisht të dëmshëm.
“Marrëveshje jotransparente dhe sekrete pa diskutim publik për Termocentralin e Ri është kundër interesit të qytetareve dhe shëndetit publik. Është kundër shëndetit publik, sepse përjashton masat e mbrojtjes së mjedisit dhe shkatërron ujin, ajrin dhe token për 40 vitet e ardhshme; e ngrit çmimin e rrymës për së paku 35% pa llogaritur kostot eksternale dhe kjo i faturohet qytetarit, e rendon procesin e arritjeve të standardeve sipas direktivave të BE dhe marrëveshjes së Parisit, e tregon paaftësinë për të zhbllokuar dhe integruar sistemin e transmisionit me Shqipërinë dhe e pamundëson konkurrencën e teknologjive për energji të ripërtritshme”, shkroi ai.
Ai po ashtu tha se nuk janë përmbushur disa nga kushtet e Bankës Botërore për ndërtimin e këtij termocentrali.
“Edhe pse 15 vite dhe me miliona dollarë të shpenzuara asnjëherë nuk është përfunduar studimi Bankës Botërore për ndikimin social dhe mjedisor e as studimi i fizibilitetit financiar ekonomik. Kjo marrëveshje është e mirë vetëm për përfituesit e saj dhe ata nuk janë as Kosova e as qytetaret e saj dhe kjo marrëveshje është e pamundur të implementohet. Nënshkruesit e saj do të përgjigjen para ligjit një dite”, tha Abazi.
Marshi për Drejtësi, OVL e UÇK-së: Ftojmë Specialen t’i numë...
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...