Zinedine Zidane ka thënë se Karim Benzema ishte “shumë i mirë” në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube pavarësisht dështimeve të tij para portës duke shtuar se “nuk do të kërkojë” nga Real Madridi për ndonjë sulmues tjetër.
Benzema u largua nga fusha në ndeshjen kundër Al Jaziras pasi humbi një mori shansesh dhe kur zëvendësuesi i tij Gareth Bale hyri në fushë, Madridi kaloi në avantazh duke siguruar fitore me rezultat 2 me 1 pas prekjes së parë të topit nga reprezentuesi uellisan, por Zidane ka bërë të qartë qëndrimin e tij për bashkëkombësin francez, transmeton portali arbresh.info.
“Benzema? Ai ishte shumë i mirë dhe nuk do të kërkojë nga klubi për të sjell një sulmues tjetër”, është përgjigjur trajneri pas ndeshjes.
“Çdokush ka të drejtë të ketë mendimin e tyre, por ne kemi pasur një ndeshje të mirë. Lojtarët që ishin në sulm krijuan shanse por jam i zhgënjyer për të sepse topi nuk dëshironte të hynte brenda”
“Tani ne jemi duke menduar për rikuperimin. Jam i lumtur se si luajtën të gjithë”, përfundoi francezi.
Finalja e Kupës së Botës për Klube zhvillohet të shtunën./arbresh.info/
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës