Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se janë grumbulluar 75 mijë e 300 euro për studentin e mjekësisë, Floren Hoxhën i cili është diagnostifikuar me Leukemi Akute.
Përmes një njoftimi në Facebook, Tahiri njofton se ai është duke e organizuar edhe një mbrëmje me telefonata për t’ia grumbulluar sa më parë të gjitha mjetet e nevojshme Florentit, në mënyrë që t’i mundësohet edhe trajtimi jashtë vendit, transmeton Indeksonline.
Ky është njoftimi i tij:
Florenti si duket eshte me fat!
Parat e mbledhura deri me sot kanë arritur shumën (75.300 euro!)
Nuk kam koment.
Jam i lumtur për çdo njeri nga ju që po e ndihmoni pa hezituar në këtë lobim.
Tani jam duke u bërë gati, edhe pse nga lodhja ime, qe ti takoj disa studentë, që t’ia organizojmë mbrëmjen me telefonata për t’ia tubuar sa më parë paratë Florentit.
Zoti ju bekoftë të gjithëve.
Forcaaaa te vazhdojmë sebashku.
Sheperndaje Lobimin.
Po ashtu, edhe ushtarit nga Godanci- Shtime, mos te harrojmë me mundesi ta ndihmojmë, e që presim shumë që edhe shteti ta ndihmojë.
LABINOT TAHIRI- Ferizaj Kosove e Shqipërisë.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...