Autoritetet gjermane kanë arritur të arrestojnë të arratisurin, shtetasin kosovar Blerim Abdullahu, pasi i njëjti muaj më parë kishte sulmuar Drejtorin e burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj.
Ky arrestim i tij nga policia gjermane, u bë në bashkëpunim kontaktues me Policinë e Kosovës, në kuadër të Europool-it, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv, e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Drejtoria rajonale e Policisë së Prishtinës, ndërsa tha se personi i arrestuar është i lindur më 1980.
Më tej Klan Kosova mëson se pas lokalizimit nga njësitë aktive të personave të arratisur në Policinë e Kosovës është zbuluar se Blerim Abdullahu, është personi i arrestuar për sulmin ndaj Sokol Zogajt./klan kosova/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...