Bilall Sherifi i Nismës, duke iu përgjigjur pyetjes në “Interaktiv” të KTV-së se si është Durim Limaj, djali i zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, emëruar këshilltar në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë që udhëhiqet nga Bajram Hasani i Nismës, ka thënë se kjo duhet parë si një proces normal dhe ofrim shanse për një të ri.
“Durim Limaj ka edukim dhe përgatitje profesionale në SHBA dhe ai i nevojitet asaj ministrie. Është këshilltar dhe nuk mund të flitet për nepotizëm pasi edhe fëmijët e politikanëve kanë të drejtë për punësim në institucione”, ka thënë Sherifi.
“Është djalë i ri të cilit nuk duhet t’i pengohet puna vetëm pse babanë e ka kryetar partie, nuk është përdorur pushteti për ta dërguar në borde, atij duhet t’i jepet mundësia si djalë i ri që ka kryer edukim. Kemi respekt edhe si ekspert”, ka thënë ai./Koha.net/
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...