Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se ndërtimi i shkollave të reja është një prej prioriteteve kyçe të tij.
Ai ka thënë se në tërë territorin e vendit mungojnë 142 shkolla, në bazë të analizave të realizuara nga ana e stafit ministror.
Bytyqi ka bërë të ditur se MASHT ka diskutuar me Bankën Botërore dhe pritet ta realizojë edhe një konferencë me donatorë, për të kërkuar ndihmë për ndërtimin e shkollave.
Ministri ka thënë në Tribuna Channel se shpreson që brenda periudhës katër vjeçare, këto shkolla të ndërtohen.
Bytyqi ka vlerësuar po ashtu se vendit i duhet një model i ri arsimor, përveç reformës e cila ka ndodhur.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë