Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nuk sheh vetëm kanabisin dhe blerjen e votës si faktor kryesor për fitoren e zgjedhjeve nga ana e PS-së.
Në një intervistë për Syri.net, Manjani u shpreh se një faktor kryesor që votat shkuan tek PS ishte dhe marrëveshja Rama-Basha.
‘Unë kam bërë këtë analizë. Problemi kryesor sepse u devijua rezultati zgjedhor ishte marrëveshja me PD, e cila solli dy të këqija: e para që nuk lejoi koalicionet dhe i hoqi zemrën sistemit, dhe dëmi i dytë ishte demotivimi i votës së demokratëve. Kjo bëri që demokratët të mos merrnin pjesë në zgjedhje dhe u rrit në mënyrë artificiale rezultati për PS dhe LSI. PS nuk morri 51 %, por vetëm 48 dhe me një logjike proporcionale nuk mund të qerveriste i vetëm. Do të kishim një rezultat të balancuar nëse nuk do të kishim këtë marrëveshje dhe rrjedhimisht një parlament jo të devijuar, tha Manjani./syri.net
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar