Mediat greke citojnë ndërmjetësuesin e OKB-së, Matthew Nimetz të ketë thënë se çështja e emrit mundet dhe duhet të zgjidhet në vitin 2018, pas bisedimeve dyorëshe me përfaqësuesit e Athinës dhe Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nimetz e ka vlerësuar pozitive klimën e bisedimeve dhe ka theksuar se të dy palët kanë dëshirë dhe vullnet që kjo çështje të mbyllet.
Ndërmjetësuesi i OKB-së nuk ka dhënë ndonjë propozim konkret në bisedimet e sotme, por ka thënë se dëshiron që çështja të mbyllet në vitin që vjen. Sipas tij, ka çështje të rënda për të dy palët, por thekson se nuk mendon që ka ndonjë propozim magjik për emrin./Telegrafi/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...